“Qëndro këtu, kjo do të mbetet në memorien tënde”, kujtimi më i çmuar i Bamir Topit

“Qëndro këtu, kjo do të mbetet në memorien tënde”, kujtimi më i çmuar i Bamir Topit

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, rrëfeu momente kyçe nga fëmijëria dhe rinia e tij, të ngulitura thellë në kujtesë. 

Sipas Topit, një kujtes e ngulitur thellë në të është momënti kur babai, një njeri i arsimuar në kolegjin amerikan dhe spiker i parë i Radio Tiranës, e thirri për të parë në televizor uljen e kapsulës së anijes kozmike në Hënë, duke i thënë: “Qëndro këtu, se kjo do të mbetet në memorien tënde përjetë.” 

Topi përshkruan një Tiranë të dikurshme plot kujtime, nga rrugicat e fëmijërisë te momentet historike që e formuan njeriun që është sot. Pavarësisht sistemit të mbyllur, ai tregoi për një jetë familjare të shëndetshme dhe kujtime të çmuara me vlera kulturore e emocionale.


“Fotografinë e parë të memories unë e kam në rrugicën e shtëpisë sime, duhet të kem qenë 3-4 vjeç. Përpara kësaj periudhe sigurisht që nuk mbaj mend gjë dhe kam qenë në krahët e nënës sime, me babain dhe dy komshinj dhe këtë fotografi e kam shumë të qartë në memorien time.


Kujtimin e dytë e lidh me vitin 1961, kur isha 4 vjeç e gjysëm. Atë ditë e mbaj mend shumë mirë sepse bashkë me tim atë, kam dalë në 28 nëntor  dhe mbaj mend rrugën e Barrikadave e cila ishte mbushur me altoparlantë që funksiononin si qendra zëri për këto gjyqet popullore dhe muzikë dhe unë e mbaj mend fare mirë atë ditë. Shkuam te libraria ndërkombëtare që ndodhej te bar “Krimea” dhe aty im atë bleu revistën ku në kopertinë ishte Juri Gagarin, njeriu u parë që realizoi fluturimin në orbitë. 

Shtëpia e parë në zonën urbane të Tiranës e familjes Topi ka qenë në atë që sot quhet mëhalla e Tabakëve dhe vinin  nga Qesaraka që është mbi Kinostudio, aty ku janë pronat tona. Dy familjet e mëdha janë Topi dhe Karapici dhe sot e kësaj dite kemi pjesë të mureve të shtëpisë dhe sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës korrespondon me vitet 1600.


Së pari një fëmijëri e lumtur në një familje të shëndoshë dhe të madhe. Gjithë memoria lidhet me Tiranën e dikurshme ku padyshim Pallati i Pionerëve ishte vendi që unë e frekuentoja shumë, pastaj gjimnazi « Samir Frashëri », pastaj fakulteti dhe jeta profesionale.


Më kujtohet kur njeriu i parë zbriti në Hënë. Im atë më thirri. Ai kishte mbaruar kolegjin amerikan të Stambollit, e njihte shumë mirë anglishten dhe ka qenë spikeri I parë I Radio Tiranës në 1938 dhe vazhdimisht e mbante radion te Zëri I Amerikës në anglisht dhe insistoi që të shkoja në shtëpi. Unë po lija lojën me shokët.


-Dëgjo-më tha- Tani po ulet kapsula e anijes kozmike. Qëndro këtu se kjo do të jetë në memorien tënde sa të kesh jetë. Kjo është kulmi në memorien time.


Ne kishim probleme të natyrës politike, por nuk ishim të persekutuar se na kishin dhënë arsim. Brenda një sistemi të mbyllur ne ishim përshtatur.


Unë kisha Flamurin, vëllain që punonte në televizion dhe pashë natën finale të festivalit të 11-të. Isha në galeri, sipër. Shumë njerëz nuk shikonin festivalin e këngës, por ishte një atmosferë snobiste dhe donin t’I jepnin mesazh njëri-tjetrit se diçka tjetër po vjen. 

Pastaj çuditërisht erdhi plenumi I vitit 1973 që e rrëzoi komplet.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy