Në vitin 2021 asnjë nuk ka kohë të presë për orë të tëra për të ngrënë. Ne jemi aq të zënë sa presim që ushqimi të jetë gati sa më shpejt. Në porosisim një picë dhe duam, që ajo të jetë gati për më pak se 30 minuta. Si do të ndiheshe, po të ishte gati vetëm për 3 minuta?
Aq është koha për përgatitjen e një pice tipike italiane të nxehtë dhe krokante. I vetmi problem është se bëhet në një makinetë dhe ndodhet vetëm në Romë, Itali.
Nëse keni në plan të shkoni në Itali së shpejti, mund të kërkoni për makinetën Mr. Go në zonën Nomentano të Romës. Ndodhet mes Universitetit të Romës La Sapienza dhe Vilës Torlonia. Është e kuqe dhe në vend të pijeve ose ushqimeve të gatshme, ka pica. Gjithçka bëhet në më pak se 5 minuta.
Aty bëhen 4 lloje picash tipike italiane si Margarita, katër djathërat, pica pikante Diavola dhe pica me pançetë. Pica kushton vetëm 5.50 deri në 7.30 dollarë. Makineta u vendos për herë të parë me 1 prill të viti 2021 dhe që prej asaj kohe janë bërë më shumë se 1000 pica./Culturizando/



