
I dërguari kryesor i Rusisë në Ukrainë i tha Vladimir Putinit kur lufta filloi se ai kishte arritur një marrëveshje të përkohshme me Kievin që do të kënaqte kërkesën e Rusisë që Ukraina të qëndronte jashtë NATO-s, por Putin e refuzoi duke vazhduar fushatën ushtarake, raporton “Reuters”.
I pyetur në lidhje me gjetjet, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha Reuters: "Kjo nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Asnjë gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Është një informacion absolutisht i pasaktë."
Sipas medias në fjalë i dërguari Dmitry Kozak, i tha Putinit se ai besonte që marrëveshja e bënte të panevojshëm okupimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.
Përpara fillimit të luftës, Putin kishte pohuar në mënyrë të përsëritur se NATO në mënyrë të papranueshme po i përshkoi kufijtë e Rusisë duke pranuar anëtarë të rinj nga Evropa Lindore dhe se aleanca po përgatitej të sillte edhe Ukrainën në sferën e saj
Putin tha publikisht se veprimet e Ukrainës dhe NATO-s përfaqësonin një kërcënim ekzistencial për Rusinë, duke e detyruar atë të reagonte.



