I dënuar me 8 vjet burg për vrasje, 42-vjeçari kapet në Vlorë

I dënuar me 8 vjet burg për vrasje, 42-vjeçari kapet në Vlorë

Gati tre vjet nga masakra te Uji i Ftohtë në Vlorë, ku një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, policia e Vlorës ka vënë sot në pranga autorin e akuzuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për ngjarjen.

Në pranga ka rënë Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vite burg, për veprat penale “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në datën 20 prill të vitit 2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ergys Gjioveshaj.

 Ndërkohë nga të shtënat mbetën të plagosur shtetasit F.H, A. L. dhe A. Ll.  Gjithçka ka ndodhur në lokalin me muzikë ku këndonte B.Balili.

Kondi kishte qëlluar me armë pasi atë vetë e kishin goditur me shuplakë dhe shkelm në bark. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy