Rusia ka humbur rreth 44.900 trupa në Ukrainë, më shumë se 200 në ditën e fundit.
Kështu ka deklaruar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në facebook sipas asaj që raporton Ukrinform.
Sipas raportit ndërmjet 24 shkurtit 2022 dhe 20 gushtit 2022 humbjet e Rusisë përfshijnë gjithashtu 1.907 tanke, 4.212 mjete luftarake të blinduara, 1.018 sisteme artilerie, 266 sisteme raketash me shumë lëshime, 141 sisteme luftarake kundërajrore, 234 avionë, 197 helikopterë, 3,137 automjete motorike dhe rezervuarë karburanti 15 anije luftarake, 803 avionë pa pilot.



