Apple prezanton gjeneratën e 8-të të iPad-it

Apple prezanton gjeneratën e 8-të të iPad-it

Apple ka prezantuar gjeneratën e tetë të iPad-it bazik: një version i ri i iPad-it më të lirë prej 10.2 inçësh, që vjen me procesor A12 (i parë për herë të fundit në iPad Air të 2019-s dhe në modelet iPad mini).

Çipi A12 sjell kapacitetet e procesimit të Apple në modelin bazik të iPad-it për herë të parë.

Apple thotë se modelit të ri i përshtaten këllëfët ekzistues në shitje, përfshirë këllëfin me tastierë që vetë e prodhon, si dhe ato që i prodhon Logitech. Po ashtu, edhe Apple Pencil, gjenerata e parë, funksionon në këtë iPad të ri.

iPad i ri do të punojë me iPadOS 14, dhe do të ofrojë shumë veçori të reja që Apple tashmë i ka prezantuar, sidomos për shkrim.

Porositë për gjeneratën e tetë të iPad fillojnë sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pakot e para do të dorëzohen të premten. Çmimi i iPad bazik nuk ka ndryshuar: do të kushtojë 329 dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy