Romeo Kara ka raguar ashpër ndaj deklaratave te djalit te ish-kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha. Përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar, ka publikuar nje status ne rrjetin social "Facebook" duke iu kunderpergjigjur Berishës, dhe nënvizon se drejtesia do te vendoset shume shpejt
Karaj në statusin e tij shkruan se u munduat ta mbyllni kete ceshtje, por me mua nuk ju eci. Në statusin e tij juristi i OSHEE hedh akuza të rënda nga ish-kryeministit Berisha dhe djalit të tij duke thënë se ky vend dhe ky popull nuk do të gjejnë kurrë paqe derisa ti, yt atë, dhe sahanlepirësit tuaj, të shkoni para drejtësisë.
Statusi i Romeo Kara
O spurdhjaku i Saliut, mos u krekos shume me palaco padira kundra meje.
Nuk ka as prokuror dhe as gjykates, qe te te nxjerre ty dhe tet ate nga zgergji ku je futur.
Jeni katandisur ne dordolece mjerane qe nuk trembni dot as edhe nje mize.
Me arrogancen tende do mbjellesh shume shpejt furtunen.
Ky vend dhe ky popull nuk do te gjejne kurre paqe derisa ti, yt ate, dhe sahanlepiresit tuaj, te shkoni para drejtesise.
Askush i beson me perrallave te tua, dhe askush nuk trembet nga kuisja jote.
Shume shpejt do ta degjosh sokellimen e drejtesise, por, atehere nuk do te te beje fajde ndermjetesimi i askujt. U munduat ta mbyllni kete ceshtje, por me mua nuk ju eci.




