Maqedonia e Veriut, Zaev dhe opozita ulen në bisedime për qeverinë teknike

Maqedonia e Veriut, Zaev dhe opozita ulen në bisedime për qeverinë teknike

Qeveria teknike ul në tryezën e bisedimeve qeverinë dhe opozitën e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të takohet të shtunën me liderin opozitar, Hristian Mickoski për konsultime paraprake.

Opozita pritet të bëjë propozimin e saj për ministrin e Punëve të Brendshme dhe ai pritet të pranohet nga pushteti (dy partitë më të mëdha).

Në takimin e liderëve tek presidenti, Stevo Pendarovski, u arrit marrëveshje që më 12 prill të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kjo do të thotë që qeveria teknike duhet formuar 90 ditë para zgjedhjeve, pra më 3 janar.

Një ditë më parë, kryeministri Zaev paralajmëroi opozitën se nëse nuk ofron bashkëpunim për miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me rrogat, pensionet dhe investimet, zgjedhjet mund të shtyhen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy