
Programi i mëngjesit “Zgjohu me MCN”, përgjatë një viti ka mbledhur rreth vetes miq që e kanë ndihmuar të realizojë mbarë emisionet e tij.

Teologu Miron Cako, gjeologu Sazan Guri dhe këngëtarja Hatixhe Lushi, janë disa nga miqtë dhe të ftuarit në emisione, të cilët sot në ditën e fundit të vitit 2024, erdhën për të ndarë opinionet dhe përshtypjet e një viti që po lëmë pas.
Miron Cako:
Besëtytnitë për festë e ndërrimit të moteve janë të shumta dhe tani që bota është bërë një lagje dhe komunikimi është bërë shumë i shpeshtë, nuk dimë më kush është tradita jonë, kush nuk është sepse janë suportuar. Mund të themi se njerëzit janë bombarduar me këto besëtytni, siç edhe parmendën këmbën me cilën do të hymë në shtëpi, me të djathtë apo më të majtë, ose hyn vet dhe dalin vet që të quajnë veten me fat.
Ca hanë 12 kokrra rrushi, më duket e kanë spanjollët, në Filipine hanë 12 sardele, ca ndryshojnë të brendshmet, ca hanë shegën. Njeriu ka qejf të bëhet besëtyte se nuk do përgjegjësi duke thënë që bëra këto jam në rregull, jo njeriu nuk varet nga to, njeriu e rregullon jetën vet.
Gatuaj edhe unë mirë edhe gruaja, mish këto, hamë atë që na bën mirë, nuk jemi të fiksuar të hamë. Tani ka ndryshuar, tani njerëzit hanë gjithmonë jo vetëm si atëherë në kohë kur hanin dhe mbushni barkun në ditë të Vitit të Ri. Njeriu që të jetoj, jo të jetoj që të haj.
Hatixhe Lushi:
Unë jam me atë që nuk i shoh kush hyri dhe kush doli. Unë mendoj që të jem mirë më fëmijët e mi dhe familjen, unë nuk gatuaj, mi sjellin krejt të gatshme, më vijë nga Ardenica, gjalpi gati, përsheshi gati, dhe unë nuk bëj asgjë, mi sjell dhëndri, ata i rregullojnë, unë vetëm rri.
Në atë kohë ishte lezet, një traditë që më ka ngelur ne mendje, kur isha mësuese ne Librazhd, kurse sot nuk të troket dikush në derë. Unë shkoj te këto njerëzit e afërt, por jo siç ka qenë, koha i ka sjell këtë largesën, këtë mungesën.
Unë në tryezën e viti të ri, këndoj disa këngë sa më festive.
Sazan Guri:
Njëherë e një kohë fillonte javë që në 27 dhjetor. Këndonim në Berat me kolendrat, dilnin këndonim të vegjël.
Unë ka besim që tek vetvetja njeriu kërkon por kurrë nuk mendoj dhe nuk them se mbaroj gjithçka, nuk ka më, unë nuk bëj një autokraci të vetvetes, dhe japin një depresion veten dhe nisin me negativitet. Unë them se do ndryshojë për mirë gjërat këtu, do ti fryjnë në vesh ‘të gjatit’ prandaj duhet ndryshimi.



