Projekti i Unazës së Re ka nxjerrë këtë paradite banorët në Paskuqan në protestë të cilët preken prej tij. Banorët në Paskuqan shprehen se nuk ka një kontratë marrëveshje me bashkinë dhe kërtojnë të paktën një dëgjesë publike ose të priten në institucionet përkatëse për tu informuar mbi këtë projekt.
Ata shprehen se do vijojnë me protesta konkretisht nesër para Kuvendit, teksa u shprehën se nuk mund të lihen në mes të rrugës pa një rrugëzgjidhje.
Shkatërruan mbi 50 hektarë tokë. Të gjitha shtëpitë do prishen ku në fazën e parë preken 120 shtëpi dhe në atë të dytën 100 shtëpi të tjera, ndërsa do lihen vetëm institucionet si shkolla dhe poliklinika. Ne propozojmë një ligj, jemi shqiptar që vlerën Tiranës ja kemi dhënë ne, janë marrë 11 miliardë lekë kredi dhe këto as në emër të politikanëve, gazetarëve por tonat, dhe ne që kemi dalë sot këtu jemi të barabartë në borxhin publik.
Ndjehemi shumë të rrezikuar nga kjo situatë, jam banor prej 32 vitesh këtu dhe nuk mund të na lënë në mes të rrugës pa asnjë zgjidhje. Ne do vijojmë me protestat, nesër jemi në kuvend për të protestuar dhe i bëjmë thirrje të gjithë studentëve dhe të gjithë shqiptarëve që të na bashkohen për të protestuar kundër kësaj klike të rrezikshme në orën 9:30 te kuvendi. Këtu po ndodh një gjenocid.
Nuk jemi kundra bërjes së rrugës por të dëmshpërblehemi sipas çmimit të tregut. Presim që nesër Flamur Noka dhe Elisa Spiropali të na takojë te Kuvendi dhe të na dëgjojnë, sepse një herë në 4 vjet vijnë dhe na kërkojnë votat.



