Bejko: Reforma territoriale do kërkojë konsensus, jo kalkulime elektorale si në 2014-ën (VIDEO) 

Bejko: Reforma territoriale do kërkojë konsensus, jo kalkulime elektorale si në 2014-ën (VIDEO) 

Sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike, Roland Bejko, deklaroi në MCN Live se do zhvillohen takime në 12 qarqe për reformën territoriale. Bejko akuzoi PS-në dhe LSI-në se miratuan një reformë territoriale me kalkulime elektorale në 2014-ën, ndërsa u shpreh se reforma e re do kërkojë konsensus mes palëve.

Sot do ketë një takim për të lançuar iniciativën e PD-së për rishikimin e reformës territoriale. Jam unë që e drejtoj grupin e punës. Sa i përket punës në Parlament do të jetë z. Alibeaj që do ta kryesoj. Takimet do të zhvillohen të paktën në 12 qarqe dhe do të synohet që të dëgjohet zëri i qytetarëve, i padëgjuar në vitin 2014, kur PS dhe LSI miratuan reformën pa opozitën. Sot Shqipëria është pa demokraci vendore dhe pa ofrim shërbimesh. Në studimi kemi vënë re që 2/3 e ndarjeve që u është bërë bashkive aktuale, rezulton që kemi kalkulimeve elektorale. Paskuqani është vetëm 2 km dhe i kalon Kamzës dhe futet Shëngjergji, Zall Bastari. Është hequr Paskuqani sepse mund t’i prishë llogaritë elektorale PS-së”, tha Bejko.

Sekretari i PD u shpreh se bashkitë janë shumë të mëdha sepse kanë dështuar në ofrimin e shërbimeve, ndërsa është dyfishuar numri i shpenzimeve dhe punonjësve.

Kjo reformë do kërkoj konsensus në fund. Edhe socialistët të duan që të vijnë me shejtanllëk politik brenda, pala tjetër nuk ta miraton. Do kihen parasysh kriteret Kushtetuese, vazhdimësia gjeografike, historike, etnokultura. Në kohën e Zogut ka qenë organizim fantastik”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy