Soko: Shqipëria është në nivel të lartë risku pas skandalit me AZHBR-në. Kushtet më të rrepta do e bëjnë më të vështirë përthithjen e fondeve (VIDEO)

Soko: Shqipëria është në nivel të lartë risku pas skandalit me AZHBR-në. Kushtet më të rrepta do e bëjnë më të vështirë përthithjen e fondeve (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se Shqipëria nuk përfiton dot nga fondet dhe projektet e BE-së se realizimi i projekteve që ajo angazhohet është në nivele shumë të ulëta.

Po ashtu eksperti tha se qeveria duhet të kishte bërë gatiçështjet dhe nevojat kryesore që ka vendi, kryesisht për infrastrukturën gjatë Samitit të procesit të Berlinit.

Duke folur për fondet që Shqipëria kërkon të përfitojë, Soko tha se vendi ynë që pas skandalit me fondet e AZHBR-së është me nivel të lartë risku në listën e BE-së dhe kjo bën që të rritet monitorimi dhe të forcohen kushtet.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Soko sqaroi se duke u bërë kushtet më të rrepta, bëhet më e vështirë mundësia për të përthithur fonde.

Ato që na kanë premtuar në letër janë shumë të mira. Problemi ynë kryesor nuk ka qenë letra. Shqipëria s’ka vujtur asnjëherë për letra. Problemi këtu ka qenë çështja e realizimit, ekzekutimi ka qenë problemi më i madh.

Kam dyshim tek pikëpamja e realizmit. Kam parë projekte të mira janë djegur, që kanë mbetur në sirtarë, nuk janë realizuar. Prandaj Shqipëria nuk përfiton dot se realizimi i projekteve që ajo angazhohet është në nivele shumë të ulëta.

Problematika bëhet më e madhe me AZHBR-në, sepse ato vende që angazhohen për të të dhënë lekë marrin parasysh që ti je nivel i lartë risku në listën e tyre. Janë vjedhur lekë. Ata nuk janë naivë.

Kur je nivel i lartë risku, kushtet që t’i përfitosh këto fondet i ngre. Ca është problemi i administratës, ca po forcohen dhe kushtet, e shoh problematike fikjen e këtyre fondeve.

Shqipëria është në nivel të lartë risku. Ne jemi të shënjuar, ngjarja me fondet e IPARD është shënjim që i është bërë vendit tonë dhe ata që do angazhohen për të na dhënë fonde dhe grante, por edhe kredi të buta, do kenë monitorim më të fortë dhe kushte më të rrepta. Kushtet më të rrepta do t’i bëjnë më të largëta këto fonde për t’i përthithur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy