Katër adoleshentë janë vënë në pranga për një seri vjedhjesh me dhunë në zonën e Liqenit Articial. Në kuadër të operacionit “Mesnata” janë arrestuar E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë; K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë; E.M., 16 vjeç, banues në Tiranë; A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka arritur të dokumentojë se ata janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:
08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "IPhone 7", shtetasit L. R.
08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung S5", shtetasit K. Gj.
10.09.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave "Samsung S7 EG" dhe "IPhone 5S", shtetasve T. H. dhe R. C.
14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës "Samsung Galaxy S6", shtetases E. G.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
Një "IPhone 7", në pronësi të shtetasit L. R.
Një "Samsung S 5", në pronësi të shtetasit K. Gj.
Një "Samsung S 7 EG", në pronësi të shtetasit T. H.
15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Një krehër pistolete pa fishekë.
Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet. Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 193-25 dhe 283 të Kodit Penal.



