Ambasada amerikane: Daçiç duhet të mendojë për veprimet e tij

Ambasada amerikane: Daçiç duhet të mendojë për veprimet e tij

Ambasada amerikane në Beograd reagoi pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, iu bashkua një fushate në internet, duke shkruar në kartëmonedhën 100-dollarëshe me alfabet cirilik “Kosova është Serbi”.

“Në vend se të shkatërrojë bankënotën me imazhin e shkencëtarit të madh amerikan dhe burrështetasit, Benjamin Franklin, ministri Daçiç do të mund të mendonte ndoshta për thënien e tij: ‘Ji në luftë me veset tuaja, e në paqe me fqinjët”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se fushata, në të cilën ka marrë pjesë edhe zyrtari i lartë serb, është denigruese për vetë serbët.

Daçiç, në një deklaratë për gazetën serbe “Blic”, e arsyetoi qëndrimin e tij, duke thënë: “Kjo është politika jonë shtetërore, këtë e them vazhdimisht dhe pse mos ta shkruaj”.

Ai po ashtu tha se paratë nuk ishin të tijat dhe se qëndrimi i tij nuk ka lidhje me Shtetet e Bashkuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy