Protestuesit me batanije dhe në karrige kalojnë natën para Kryeministrisë

Protestuesit me batanije dhe në karrige kalojnë natën para Kryeministrisë

Një grup protestuesish e kaluan edhe mbrëmjen e së enjtes para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar skenarin e ditëve të fundit në kuadër të protestës, e cila ka hyrë në ditën e 26-të.

 

Për të përballuar qëndrimin gjatë natës, protestuesit kishin marrë me vete batanije dhe ishin sistemuar në karriget metalike pranë pemëve, në afërsi të godinës së Kryeministrisë. Ata zgjodhën të njëjtin vend si në netët e mëparshme, pa penguar qarkullimin e automjeteve.

 

Qëndrimi gjatë natës është kthyer tashmë në një praktikë të përditshme për një pjesë të protestuesve, të cilët, edhe pas përfundimit të fjalimeve dhe tubimit të mbrëmjes, refuzojnë të largohen nga Bulevardi. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë të qëndrojnë aty deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Ndërkohë, protesta e zhvilluar një ditë më parë u shoqërua sërish me leximin e kërkesave të grupit organizator.

 Mes tyre janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor, ndryshimet kushtetuese, reformimi i Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike, si dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimumi dy mandate.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy