Preçi: Shqipëria s’ndikohet nga tarifat e SHBA, por duhet riorientim tregtar

Preçi: Shqipëria s’ndikohet nga tarifat e SHBA, por duhet riorientim tregtar

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi përmes një lidhje “Skype” për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, shpjegon se tarifat e vendosura nga ShBA janë taksa mbi mallrat e importuara që synojnë të mbrojnë prodhimin vendas dhe të sigurojnë të ardhura për shtetin. Ai përmend shembuj si tarifat gjatë Depresionit të Madh dhe ato të vendosura nga Trump ndaj Kinës, të cilat Biden i ka mbajtur dhe rritur.

Sipas Preçit, Shqipëria ka shkëmbime të vogla me SHBA, ndaj tarifat e tyre nuk pritet të kenë ndikim të madh në ekonominë tonë. Megjithatë, efektet tërthore me BE-në mund të jenë më të ndjeshme, prandaj sugjeron riorientim të politikave tregtare për të tërhequr investime nga SHBA.

“Tarifat janë një taksë që çdo qeveri u vendos mallrave që vijnë nga një vend tjetër. Synimi është për të siguruar të ardhura në buxhet dhe për të mbrojtur prodhimin vendas. U bë edhe në krizën e Depresionit të Madh në vitet 1929-1933, sepse presidenti i kohës mendonte se me tarifa do të mbronte prodhimin e vendas bujqësor, por nuk doli ashtu. Por më pas u përdorën tarifa të negociuara. Trump vendosi gjatë mandatit të parë 10 për qind tarifë me Kinën dhe Biden nuk e hoqi. Tani e ka bërë 34 për qind, përveç 20 për qind që ishte më parë.

Volumi i shkëmbimeve me SHBA është më pak se 4 për qind të totalit tonë dhe janë çelik e bimë mjekësore. Janë disa efekte që janë bërë nga ekonomistë të njohur që flasin për efektet e tarifave që synojnë të ulë hyrjen e fentanilit nga disa vende të Lindjes së Largët dhe të emigrantëve nga Kanadaja. Trump synon të ulë hendekun e deficitit buxhetor, por, sipas ekonomistëve, nuk pritet që ekonomia ta marrë veten kaq shpejt.

Për ne, duhet riorientim tregu që vendi ynë të përdorë tarifën 10 për qind për të shtuar investimet në SHBA. Nuk pres ndonjë ndikim në ekonominë tonë.

Më të mëdha do të jenë efektet e tërthorta në raport me BE-në”- tha Preçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy