Fushata në Himarë/ Ruçi: Gjikuria po zhvillon takime në fshatrat ku ka mbështetje (VIDEO)

Fushata në Himarë/ Ruçi: Gjikuria po zhvillon takime në fshatrat ku ka mbështetje (VIDEO)

Gazetari Edi Ruçi në një lidhje me MCN Live nga Himara bëri me dije se kandidati socialist për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo e ka nisur fushatën e tij elektorale në zonat që cilësohen si pika të dobëta për PS-në. Nga ana tjetër, Petro Gjikuria e ka nisur fushatën e tij me një sërë denoncimesh në zonat ku ndër vite ka pasur mbështetje.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria kanë nisur takimet elektorale. Goro e ka nisur fushatën nga fshatrat që e kanë votuar ndër vite Omonia-n, PBDNJ, apo edhe PD me aleatët, siç janë Himara Dhërmiu, Palasa.

Tavo e ka nisur fushatën në zonat e cilësuara si pika të dobëta, në zonën e Dhërmit. Kanë nisur takimet në fshatra. Tavo duke shpalosur sukseset e qeverisë dhe investimet e Bashkisë Himarë, ndërkohë Gjikuria ka denoncuar një sërë problemesh që ekzistojnë ende në Himarë. Në Himarë e vetmja gjë që dëgjon gjithë ditës është problemi i pronave. Ka mungesë të ujit të pijshëm, mungesë të infrastrukturës.

Pjesa më kritike është braktisja e shumë fshatrave si Shën Vasili, Nivica, Piluri të cilët kanë pësuar një rënie drastike të popullsisë. Në Nivicë nga 1 mijë banorë tani janë 250. Ka rënie drastike në vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy