
Një djalë 16-vjeçar palestinez, Fahed al-Astal, u vra në kufirin e Rripit të Gazës nga ushtarakët izraelitë. Burime mjekësore lokale thanë se edhe katër persona të tjerë u plagosën në atë incident.
Incidenti u konfirmua nga radioja ushtarake izraelite, sipas të cilës "një grup njerëzish u ndeshën me ushtarët në kufi". /Ansa/



