
Koreja e Veriut ka dërguar në Siri një ekip që mund të ndihmojë për armët kimike, thuhet në një raport të OKB-së. Rreth 40 dërgesa janë bërë në vitet 2012-2017. Materialet e dërguara në Siri kanë qenë valvula, tuba dhe pllaka rezistente ndaj acideve. Sipas raportit, specialistë koranoveriorë të raketave janë parë në qendra siriane të prodhimit të armëve.
Këto të dhëna vijnë pas raportimeve të fundit për përdorimin e klorinës nga forcat siriane, pavarësisht se qeveria i ka mohuar këto informacione.
Koreja e Veriut është nën sanksione për shkak të programit të saj bërthamor. Sipas raportit konfidencial, të cilit i referohet BBC-ja, Koreja e Veriut ka dëguar në Siri materiale që shërbejnë për ndërtimin e armëve kimike.
Qendra për Studime dhe Kërkime Shkencore, një agjenci qeveritare në Siri, dyshohet se e ka paguar Korenë e Veriut nëpërmjet disa kompanive.
Raporti është hartuar nga Paneli i Ekspertëve të OKB-së. / BBC /



