Kura për djegiet në kushte shtëpie/ Kola: Rekomandohet mbajtja në ujë të rrjedhshëm deri në 20 minuta

Kura për djegiet në kushte shtëpie/ Kola: Rekomandohet mbajtja në ujë të rrjedhshëm deri në 20 minuta

Secilit na ndodh të pësojmë djegie të lehta në shtëpi dhe shpejtësia për ta shpëtuar nga dhimbja na çon te ideja se si ta mjekojmë atë.

Mjeku Gerald Kola, i ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli disa shembuj të kurave në kushte shtëpie, kryesisht në djegiet e shkallës së parë.

Ai tha se në raste të tilla, rekomandohet mbajtja e vendit të djegur në ujë të rrjedhshëm deri në 20 minuta.

Nga ana mjekësore e vetmja gjë që mund të rekomandojmë është uji i çezmës, uji i rrjedhshëm, ujë ambienti, 10-20 minuta, 15 minuta është koha ideale, mbajeni në ujë të rrjedhshëm.

Flasim për djegiet e shkallës së parë që janë djegie kur vendi skuqet por nuk krijon flluska, në shkallën e dytë është që krijon flluska, dhe në shkallën e tretë është kur bëhet e bardhë ose e zezë dhe kur humbet ndjeshmëria, digjemi dhe nuk ndjemë dhimbje, këto janë rastet kur duhet të shkojmë në spital.  

Djegiet e shkallës së parë nuk mbesin shenjë. Pas mbajtës së dorës në ujë, s’po them nga ana mjekësore, por kosi është ideal për këto gjëra, gjeli aloe vera i përpunuar, këto janë gjëra alternative dhe nuk ka gjë të shkruar.

I vetmi problem i këtyre gjërave të shtëpisë është infeksioni se nuk është puna që nuk funksionojnë, por kur i përdorim nuk janë sterile dhe kur çahet flluska, ekspozohet lëkura dhe i vetmi problem është infeksioni i lëkurës që marrim. Flluska duhet carë, merr infeksione.

Salca e domateve funksionon por kolizioni është i kundërindukuar nga ana mjekësore, përveç mban nxehtësinë brenda ai edhe irriton lëkurën,

Po flasim për djegie të lehta se nëse janë të rënda duhet shkuar spital.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy