
Zëvendëskryeministri i Polonisë Jaroslaw Kaczynski ka bërë thirrje për dërgimin e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainë, pas takimit të zhvilluar dje mes krerëve të Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke dhe Ukrainës në Kiev.
Unë besoj se nevojitet një mision paqeje i NATO-s ose një mision më i gjerë traktati ndërkombëtar, i cili do të jetë në gjendje të mbrohet dhe që do të veprojë në Ukrainë”, tha Kaczynski, sipas zyrës së kryeministrit polak.
“Unë do të doja t'i referohem ndërgjegjes së liderëve evropianë, parimeve që ata shpallin, sepse Ukraina ka nevojë për ndihmë”
Të mërkurën, ministrat e mbrojtjes të NATO-s takohen në Bruksel.



