
Kryetari i Shoqatës “Pro-Export Albania”, Edvin Prençe në emisionin MCN Economy deklaroi se produktet shqiptare që eksportohen jashtë vendin kanë një cilësi të mirë, ndërsa theksoi se nga kjo nis edhe mundësia për të hyrë në tregjet e reja.
Problematika ka të ndryshme, nuk ka një sasi të konsiderueshme për të gjetur tregjet e reja. Sa i përket cilësisë mendoj se produktet shqiptare kanë cilësi kjo është ajo që te jep mundësinë për konkurruar në tregjet e reja. Cilësia ka nisur të jetë pikënisja e çdo biznesi që kërkon të eksportojë. Produkti duhet të jetë i besueshëm, certifikimi i cilësisë. Në panairet vihet re mungesa që këto biznese duhet të mbështetin në vendin ku zhvillohen, panairet këtu janë që ne të kuptojmë që ato ekzistojnë, ndërsa ato të jashtme të japin akses në tregjet e huaja.
Sa i përket të veshjeve dhe këpucëve, Prençe tha se mbështetja e qeverisë është shumë e ulët, ndërsa theksoi se ka dhe mungesë të forcës punëtore. Sipas tij prodhuesi del me humbje dhe jo fitim dhe kjo çon në mungesë të investimeve.
Në sektorin tonë që drejtojmë atë të veshjeve dhe këpucët ndihma nga ana e qeverisë është shumë e ulët, s’ka fokus apo mbështetje që duan të eksportojnë produktet e tyre në tregjet ndërkombëtare. Në vitet më parë ka pasur panaire por pandemia bllokoi shumë panaire të mos zhvilloheshin. Tani janë shumë aktive panairet ndërkombëtare por duke nisur nga agjencia duhet promovim i produkteve. Konkurueshmëria jonë është në afatet e shkurtra për prodhimin dhe porositë që na vijnë. Ndikon shumë dhe cilësia por pikënisja e të gjithëve janë çmimet e fiksuara dhe ti gjendesh përballë një analize kostoje Mungon forca punëtore ndërsa vijon rritja e kostove të përditshme. Prodhuesi del me humbje dhe jo fitim dhe kjo çon në mungesë të investimeve.
Ndërsa se çfarë do të ndodhë me kompanitë shqiptare nëse vendi ynë integrohet në Bashkimin evropian, Prençe tha se kjo është diçka pozitive, por se ne nuk jemi ende gatin për një hapje të tillë sepse siç ai shprehet duhet më parë të bëhen disa detyra shtëpie duke nisur nga qeveria.
Për sektorin e veshjeve dhe këpucët do të jetë pozitive, por duke nisur nga qeveria dhe bizneset nuk jemi të gatshëm për një hapje të tillë sepse duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, por frika ime për këtë integrim do të jetë dhe frika e largimit masiv dhe do detyrohemi ti drejtohemi vendeve të treta për të gjetur forcën e punës. Standardet janë, nuk është problematika jonë kryesore, duhen politikat e qeverisë për të mbështetur bizneset.
I pyetur nëse ka paragjykim për produktet e prodhuara në vend, ai tha se ekziston një gjë e tillë, por kjo vjen sipas tij edhe sepse tregu nuk është kompetitiv me çmimet.
Po ekziston një paragjykim i tillë. Ne shohim shumë marka të njohura që prodhohen në Shqipëri që do shkojnë në dyqanet mëmë dhe kthehen përsëri në treg nuk merren në konsideratë. Jemi i vetmi shtet që eksportojmë rreth 40 mln veshmbathje në Evropë, dhe nuk plotësojmë dot nevojat tona kjo sepse tregu nuk është kompetitiv me çmimet. Çdo vend i botës mbron markën dhe flamurin e tij, kurse këtu jo sepse ecet me atë politikën e tregut të lirë, tregun e të fortit dhe nuk mbështetet prodhuesi vendas, në fund ai demoralizohet.



