Eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko, thotë se marketet që operojnë në Shqipëri kanë krijuar mikro-monopole të mëdha dhe vendosin çmime abuzive.
Ai deklaroi për emisionin “Kronos” në MCN TV se secili prej këtyre operatorëve, e kthen veten në një mikro-monopol, i cili ofron për konsumatorin shqiptar produkte që marketet e tjera nuk mund t’i ofrojnë.
Sipas tij, një situatë e tillë monopol ndodh vetëm nme tregun e marketeve, për shkak të pozicionit të tyre në treg, të cilët të tjerët nuk e konkurrojnë dot.
Ciko bëri me dije se nga mesatarja e tre marketeve që ka marrë në studim në Shqipëri, çmimi mesatar është rreth 80% më i lartë, se çmimi që kanë të njëjtat produkte në marketet e Bashkimit Eriopian.
Arsyeja pse ju shkoni te X market në Tiranë, ndodh pasi ofron një gamë produktesh që nuk i gjeni dot tek një market tjetër. Meqenëse të gjithë këto markete specializohen për gamën e këtyre produkteve, në këtë mënyrë këto markete e pozicionojnë veten në një pozicion de fakto monopol dhe për rrjedhojë abuzohet me çmimet.
Një pozitë e tillë monopol abuziv ndaj konsumatorit, nuk e shohim ndaj produkteve të tjera të konsumit. Shkoni në një dyqan elektroshtëpiakesh, i gjen me çmime konkurruese si në Europë. Madje mund të jenë më të lira në Tiranë, për shkak se konkurrojnë.
Flasim për ekzaktësisht të njëjtat produkte. Ky problem lidhet ekzaktësisht vetëm me tregun e marketeve të cilat e kanë vendosur veten e tyre në pozicion de fakto monopol, pikërisht për shkak të pozicionit të tyre në treg, të cilin të tjerët nuk e konkurrojnë dot.
Mesatarja e tre marketeve që unë kam marrë në studim në Shqipëri, çmimi mesatar është rreth 80% më i lartë, se çmimi që kanë të njëjtat produkte në marketet e Bashkimit Eriopian.
Flasim për të njëjtin market dhe të njëjtin produkt, krahasuar me Shqipërinë dhe në vendet e Bashkimit Europian. Vetëm në Shqipëri është kjo anomali që çmimet janë realisht abuzive.
Unë i quaj mikro-monopole të mëdha, sepse kanë një peshë në treg. Nëse një market i madh e vendos çmimin e miellit në një X vlerë të madhe, ai tregtuesi i vogël, apo ai marketi i lagjes nuk mund të konkurrojë dot me marketet europiane që operojnë në Shqipëri.
Dhe pesha e këtyre marketeve bën që i gjithë tregu të jetë me çmimin e lartë dhe ky është realiteti që vuajmë në Shqipëri.
