Rama: Lista me 100 zyrtarë nuk është fletërrufe dixhitale, emra të tjerë do nxjerr

Rama: Lista me 100 zyrtarë nuk është fletërrufe dixhitale, emra të tjerë do nxjerr

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me qytetarët e Durrësit, në vijim të dëgjesave publike. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët për atë që është cilësuar si “lista e zezë” e tij, ku publikoi 101 emra zyrtarësh që konsideroheshin nga qytetarët si të korruptuar, Rama ka reaguar edhe ndaj kritikëve.

“Ata që na hidhen përpjetë dhe thonë se lista është shkelje të drejtash të njeriut nuk dinë çfarë thonë. Listat do të vazhdojnë. Është ngritur një grup pune që do t’i shqyrtojë. Këtu nuk flasim vetëm për zyrtarë të korruptuar, por edhe për ata që nuk thonë as mirëmëngjes, që nuk dinë të sillen me qytetarin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se mekanizmi që ne do të ndërtojmë do të jetë shumë i strukturuar. "Platforma që ne do të përgatisim, ku çdo anëtar i koalicionit do të ketë akses në qeverisje nëpërmjet lidhjet online nuk do të jenë thjesht mes një faqeje ku njerëzit shfrynë, por gjithë punën që duhet për të çuar aty ku kanë vendin të gjithë ata zyrtarë që sillen me njerëzit e zakonshëm dhe me hallin e tij si harbut", tha Rama.

"Këto dëgjesa nuk janë as formale dhe as për të humbur kohë sepse faktikisht e vërteta është që të gjitha skuadrat tona kanë bërë një betejë të jashtëzakonshme", tha Rama duke theksuar se edhe një muaj tjetër tur dëgjesash në kushte atmosferike jo të përshtatshme nuk është i lehtë, por i domosdoshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy