
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurori kallëzim penal për 5 ish-regjistrues të Hipotekës së Kavajës.
Sipas njoftimit të KLSH-së personat në fjalë i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 14.4 milionë lekësh, për shkak të shkeljeve ligjore dhe shpërdorimit të detyrës.



