Beqiri: Shqiptarët nuk ikin për varfëri, por për jetesë më të mirë. Nuk është fenomen që turpëron Shqipërinë (VIDEO)

Beqiri: Shqiptarët nuk ikin për varfëri, por për jetesë më të mirë. Nuk është fenomen që turpëron Shqipërinë (VIDEO)

Avokati Idajet Beqiri, thotë se nuk ekzistojnë më në Shqipëri ato shkaqe që detyronin njerëzit që të merrnin gomonet dhe të iknin nga sytë këmbët, siç shtoi ai, ndodhte në vitin 1997 për të shpëtuar jetën e fëmijëve nga plumbat, apo nga viti 1998, kur njerëzit panë grushtin e shtetit, se si shkatërrohet shteti, apo më vonë kur dikush vritej në bulevard dhe askush nuk mbante përgjegjësi.

Duke folur për MCN Live, Beqiri deklaroi se si numër sa janë larguar nga Shqipëria nga viti 1991 e deri këto vite, edhe me Anglinë që themi janë 13 mijë, shifrat janë marramendëse dhe kjo që po ndodh aktualisht është shifër e vogël sa kanë ikur në këtë vend.

Si ka ardhur rritja ekonomike apo indeksimi i pagës, nuk është në ato nivele sa të konsiderohemi se ne po ikim për varfëri një pjesë e mirë nuk ikën për varfëri por për një jetesë më të mirë, për shkollim më të mirë, për një jetesë dinjitoze.

Se kemi dallim të madh me vendet e BE, ndonëse po themi se po shkojmë drejt Bashkimit Europian. Nuk është niveli ekonomik i kësaj shkalle sa të më detyrojë të lë jetën tek gomonia.

Gomonet i administron vetë Anglia dhe Anglia duhet ta gjejë shkakun atje. Paguajnë 5 mijë e ca euro.

Duhet maturi apo pjekuri kombëtare, se nuk është fenomen që turpëron Shqipërinë.

Se ne i japim përmasat sikur baza e trafikut është Shqipëria dhe se të gjithë shqiptarët shkojnë atje për shtëpinë e barit.

Avokati shtoi se autoritetet në radhë të parë duhet të forcojnë rregullin dhe të zbatojnë siç duhet ligjin brenda vendit, pasi tha se se këtu nis e keqja.

Sipas tij, ka përmirësime në raport me më parë, se kush i merrte, ku i çonte dhe shteti ynë nuk kishte asnjë shifër apo informacion të saktë se si ka përfunduar dhe ky.

Sistemi TIMS funksionon jo keq, por edhe tani lejohen shkelje flagrante të ligjit. Se prindërit duhet të jenë të dy kur nxjerrin fëmijën jashtë shtetit.

Ka prindër të shkurorëzuar, që e merr fëmijën dhe e kalon si pa gjë të keq jashtë shtetit. Edhe gjykatat në këtë drejtim nuk janë në rolin e tyre.

Se kur dikush kërkon në rrugë gjyqësore të kalojë fëmijën me prindin që i është lënë kujdestar, gjykatat nuk e japin lejen për të kaluar.

Gjoja se i bën mirë ndenjes së fëmijës në këtë vend dhe rrezikut për të mos u trafikuar.

Por këta fëmijë, që prindërit janë shkurorëzuar, ku nëna është dhunuar dhe fëmija ka parë dhunë, ky duhet të jetë në zi të vazhdueshme, se nuk i jep lejen gjykata të japë një vendim për ta lënë të largohet.

Sa i takon ikjes së të rinjve, shtoi se nuk është e vërtetë që ndodhin prej varfërisë, duke thënë se ka edhe fëmijë biznesmenësh që largohen.

Në këtë drejtim Beqiri tha se ka edhe fëmijë biznesmenësh që ikin për shkak se prindërit janë të shantazhuar dhe kërcënuar me jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy