Kërcënimet e Erdoganit/ Reagon DASH: Sovraniteti i Greqisë mbi ishujt e Egjeut nuk është i diskutueshëm

Kërcënimet e Erdoganit/ Reagon DASH: Sovraniteti i Greqisë mbi ishujt e Egjeut nuk është i diskutueshëm

Sovraniteti i Greqisë mbi ishujt e Egjeut nuk është i diskutueshëm, tha Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me kërcënimet e reja të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kundër Athinës.

Në deklaratë zëdhënësi i DASH vuri në dukje se në një kohë kur Rusia ka pushtuar përsëri një shtet sovran evropian, deklaratat që mund të rrisin tensionet midis aleatëve të NATO-s nuk janë të dobishme.

SHBA-të vazhdojnë të inkurajojnë aleatët e saj të NATO-s që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes diplomacisë, thuhet në deklaratë. Po ashtu bëhet me dije se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet. “Sovraniteti i Greqisë mbi këto ishuj nuk është i diskutueshëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga retorika dhe veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet”, deklaron DASH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy