Në Barcelonë planifikoheshin sulme kundër monumenteve

Në Barcelonë planifikoheshin sulme kundër monumenteve

Grupi që dyshohet se qëndron prapa sulmit me furgon në Barcelonë, ka planifikuar të përdorë eksplozivë kundër monumenteve, përfshirë katedralen Sagrda Familia të qytetit, i tha njëri prej të dyshuarve gjykatës në Madrid.

Mohamed Houli Chemlal është njëri nga katër të dyshuarit e mbijetuar që dhanë dëshmi të martën.

Planet e grupit u shkatërruan pasi një shtëpi e mbushur me pajisje për prodhimin e bombave, në qytetin Alcanar, shpërtheu një ditë para sulmit të së enjtes në Barcelonë.

Trembëdhjetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga goditja me furgon në bulevardin Las Ramblas të Barcelonës.

Tetë anëtarë të grupit janë të vdekur - dy janë vrarë në shpërthimin në Alcanar dhe gjashtë janë qëlluar më pas nga policia.

I dyshuari i fundit që është vrarë është Younes Abouyaaqoub, 22 vjeç, dhe besohet se ka qenë shoferi i furgonit në Las Ramblas.

Burime nga gjykata cituan të martën Houli Chemlalin të ketë thënë se disa "sulme shumë më të mëdha" kanë qenë të planifikuara. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy