Rama: Koha të rriten pagat për Policinë e Shtetit, do krijojmë një njësi të re me emrin “Jonada”

Rama: Koha të rriten pagat për Policinë e Shtetit, do krijojmë një njësi të re me emrin “Jonada”

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që të rriten sërish pagat për uniformat blu.

Ka ardhur koha të rrisim pagat sidomos për nivelin bazë. Pavarësisht se çfarë thuhet nuk ka pasur kurrë në histori në policinë e shtetit si raporti që ne kemi vendosur me policinë e shtetit. Raport respekti”.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe ngjarjen tragjike në Himarë ku polici Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdija.

Sipas Ramës Policia e Shtetit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore e kishin kallëzuar policin Tase për shkelje të ligjit, por atë e riktheu në detyrë gjykata dhe një prokuror i pastroi dosjen, duke e nxjerrë të pafajshëm.

Po ashtu Rama bëri me dije se i ka kërkuar ministrit që të krijohet një njësi e posaçme policore që do të quhet "Jonada" dhe që vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazhit nga uji dhe ajri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy