Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Thumanë.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Bushnesh, ndërsa viktima u identifikua si shtetasi me iniciale E.A.
Ky i fundit po udhëtonte me makinë drejt banesës në Bushnesh, kur u përplas nga një automjet tip ‘Mercedez Benz’.
Për shkak të përplasjes fatale, i riu gjeti vdekjen e menjëhershme.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.



