Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi të rëndësishëm dialogun mes forcave politike për ecurinë e vendit në proceset e integrimit.
Teksa foli për mediat pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, Berisha u shpreh se u desh të vinte në Shqipëri Komisioneri Hahn që Kryeministri Rama t`i dërgonte ftesë për dialog kreut të opozitës. Berisha shtoi më tej se vendimi për pranimin ose jo të kësaj ftese i takon Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.



