
Princ Harry dhe Meghan Markle do të jenë pjesë e koncertit të Jennifer Lopez dhe Selena Gomez, që do të jetë si një apel që të gjithë të marrin një dozë të vaksinës anti-Covid. Duka dhe Dukesha e Sussex janë konfirmuar si disa nga emrat e mëdhenj që marrin pjesë në shfaqjen ‘Vax Live’, më 8 maj.
Harry dhe Meghan do të jenë pjesë e një liste të njerëzve të famshëm, përfshirë Foo Fighters dhe J.Lo në koncertin e organizuar nga Selena Gomez.
‘Vax Live’ po cilësohet si një ngjarje për të "ribashkuar botën" me performanca nga një mori yjesh.
Ata do të drejtojnë një fushatë për të mbledhur para për COVAX - një program për ndarjen e vaksinave i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.



