Rritja e çmimit të ujit, Fuga: Tani flini dhe votoni me gurmazin të tharë nga etja!

Rritja e çmimit të ujit, Fuga: Tani flini dhe votoni me gurmazin të tharë nga etja!

Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga, komenton rritjen e çmimit të ujit, një venim që u mor dje pasdite nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, profesori i filozofisë analizon shkurt faktorët që përcaktuan rritjen e çmimit të ujit, duke e mbyllur me ironi shkrimin e tij.

Postimi i Fuges

Çmimi i ujit.
——–
Çmimi i ujit qe pime, lahemi, perdorim neper dushe,ËC, bejme supen, taratorin, dhallen, dje u percaktua nga:

Shkalla e amoralitetit politik brenda nje grupimi keshilltaresh, pra atyre te LSI.

Shkalla e korruptimit politik nga administrata.

Marredhenia e bashkise me mediat.

Numri i militanteve gjoja protestues te shkallen e bashkise.

Paaftesia e opozites per veprim politik.

Etj. dukuri jo ekonomike.

E kuptoni o njerez se ne çfare derexhejeje ka arritur menaxhimimi i hapesirave urbane???

Ekonomia dhe administrimi nuk percaktohen nga nevojat tona, nuk drejtohet nga logjika ekonomike, por thjesht nga trafiqet e influencave politike dhe nga humori i individeve qe as i njohim as na njohin, as i kemi zgjedhur as na perfaqesojne.

Por, vazhdoni flini, beni gjumin e vapes dhe blini ujin ne dyqan se ai eshte  çmimi i vertete i ujit qe na kane hedhur si dush i ftohte mbi koke kryetaret e bashkive ne keto njezet vjet.

Flini dhe votoni me gurmazin te thare nga etja!

Nuk keni uje? Pini coca cola!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy