Regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin "Arnautistan" se në Parlamentin Europian ka kaluar sot një direktivë që synon shkatërrimin e bujqësisë dhe të blegtorisë. Sipas Çipit ato që përfitojnë nga kjo situatë janë bankat e mëdha, që lëvizin fijet në prapaskenë. “Sot ka kaluar në PE një direktive, ku qëllimi ishte 'restaurimi i natyrës', kjo fjalë e bukur që fsheh planin për shkatërrimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Një pjesë e madhe e sipërfaqeve nuk do përdoren më për bujqësi dhe blegtori. Bankat do të fitojnë, sepse do humbasin prona, do shkatërrohen buxhetet familjare, do rëndohen buxhetet e shteteve, dhe shtetet do vazhdojnë të marrim më shumë borxh te elita financiare, që kontrollon fijet në prapaskenë. Bankat blejnë pronën tënde më lirë kur je në krizë. Bankat e mëdha krijojnë kriza që të shkatërrojnë ekonomi dhe pronat të shiten për skrap”, tha ai.



