Zusi: Braçe me receptorët më të ndjeshëm ndaj problemit që ka bujqësia, gabon me shkaqet dhe zgjidhjen (VIDEO)

Zusi: Braçe me receptorët më të ndjeshëm ndaj problemit që ka bujqësia, gabon me shkaqet dhe zgjidhjen (VIDEO)

I njohur për qëndrimet kritike ndaj mazhorancës ku bën pjesë edhe vete, ish zëvendëskryeministri Erion Braçe ka kërkuar një interpelancë me qeverinë për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore.

Lidhur me reagimet e tij, në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Live, ish zv.ministri i Bujqësisë Alban Zusi u shpreh se e mbështet faktin se Braçe bën të njohur problemin në nivele më të larta, por ai e kundërshton në faktin se sipas tij Braçe nuk arrin ta kuptojë ku qëndron problemi dhe cila është zgjidhja e tij.

Zusi tha se rritja e çmimeve veçanërisht të shportës nuk do të kenë një ulje, ndërsa shprehet se zgjidhja e problemit janë industrialistët, duhet të zgjidhet çështja e 20% të çmimeve ekstra pasi aktualisht një problem kryesor mbetet edhe liberalizimi i tregjeve të lira.

Intervista e plotë

1.Sa real është ky alarm i rritjes se çmimeve me të cilin po përballen konsumatorët?

Rritja çmimeve nuk është asgjë e paparashikuar apo e pa thënë me parë. Unë në emisionet tuaja e kam thënë që në muajin tetor që do ketë rritje e cila do vazhdojë dhe në janar për efekte të tjera. Por rritja ishte e parashikuar për shkak të faktorëve ndërkombëtarë të rritjes së një serie çmimesh e cila në pamje të parë mund të duket e pakuptueshme për çmimet e shportës por që lidhja nis nga aty. Ne u munduam të jepnim disa hipoteza se si të minimizoheshin dhe mund ti ishin shtuar disa faktorë siç janë paketa fiskale, veprime mosveprime.

2.Është rritur mielli, vaj, sheqeri, pra duket se ka rritje te shporta familjare, mund të ketë një ulje të tyre në të ardhmen?

Nuk besoj se do ketë një ulje të këtyre çmimeve, por shpresoj të mos vazhdoj më shumë rritja, shpresoj të jetë rritur maksimumi i kurbës sepse një pjesë e këtyre produkteve janë të lidhura me politika ndërkombëtare dhe s’ka sinjale për një kthim pas të çmimeve të para dy viteve. E vetmja gjë që ne kemi në dorë është politika fiskale të cilat minimalisht nuk duhet të rëndojnë situatën sepse paketa e fundit fiskale e rëndoi disi situatën. Politika fiskale është sabotuesja kryesore e rritjes. Patëm politika të gabuara në kulmin e ngritjes së gazit ku ne vemi shtojmë taksat.

3.Jemi në pikën më të keqe në menaxhimin se si janë sjellë politikat për të mos qenë kaq të ekspozuar te ky problem?

Unë i kam parë reagimet të Braçes herë pas herë për politikat në bujqësi, vlerësoj shumë receptorët e tij, dhe ka kurajën për ta bërë të ditur problemin. Braçe bën shumë mirë që sjell problemin, por ai nuk e kupton ku është problemi dhe cila është zgjidhja dhe kush janë palët që mund ta zgjidhin atë. Ka shumë qendra grumbullimi dhe nuk janë të qarta se si funksionon ekonomia e tregut. Nuk janë industrialistët problemi në fakt ata janë që po e mbajnë fermerin në këmbë. Paratë i nxjerr tregu. Është e vërtet që ka një problem, por  institucionet, qeveria do bënin mirë të merreshin me shqetësimin e Braçes, por nuk mënyra se si e prezanton ai problemin mbetet problem. Unë pavarësisht kësaj që them e inkurajoj që Braçe sjell në nivele më të larta problemin por mendoj ndryshe nga ai për shkaqet dhe zgjidhjen e problemit. Por ka dhe një tjetër të vërtetë që është rregullimi i zinxhirtit të tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve. Këtu ka një problem sepse problemi vjen nga politikat publike të mos liberalizimit të tregjeve të shumicës.

Por ekziston dhe një problem i fiskalizimit ai nuk ka 20% e Tvsh, ndërsa në momentin që ky produkt ka kaluar nga dora fermerit te ai në Tiranë përveç 30% fitimit do i shtoj dhe 20% taksa ekstra e vendosur nga politika e fiskalizimit. Pra kjo është një element tjetër që na rrit artificialisht dhe nëse kemi një rritje tjetër tani në janar të produkteve bujqësore do jetë për shkak të atij 6% të famshëm që iu shtua taksave në paketën fiskale. Duhet të kemi një rregullim të marzheve të fitimit standard. Duhet të zgjidhet çështja e 20% të çmimeve ekstra. Përsa i përket monopolit brace ka absolutisht të drejtë dhe këtu duhet të ketë politika rregulluese ku çmimi nga dora e parë te tregu nuk duhet të tejkalohet. Duhet të kemi një marzh fitimi mos të kemi më shumë se dyfishim të produktit. Produkti nga hallka në hallkë të mos rritet më shumë se 30% të tregut, mund te shkonte nga 500 në 800 por kur shkon në 1500, rëndon xhepin e konsumatorit.

4. Kërkohet interpelancë në parlament nga brace ju besoni se kjo interpelancë mund të zgjidhë diçka?

Jo nuk besoj sepse Braçe nëqoftë do ta çoj këtë kauzë përpara metoda e përzgjedhur prej tij me njëlloj protagonizmi është e tepruar ai duhet ti drejtohet komisionit të ekonomisë dhe veprimtarisë prodhuese dhe të kërkojë ekspertët për të shtruar problemin real. Jam ndjerë keq për faktin se sa pak parlamentarët tanë e njohin problemin se çfarë vështirësish po kalojnë sot fermeri dhe blegtori shqiptar. 5-6 ekspertë të mirë duhet ku të tregojë me shifra se çfarë ndodh në mënyrën se si funksionon dhe përcaktojë se cilat duhet të jenë marzhet maksimale atëherë besoj se pas sqarimit Braçe s’do jetë vetëm një zë i vetëm në parlament por do ketë dhe të tjerë. Braçe as vetë nuk di ta shpjegon realisht problemin.  Mbi 90% e mbështes Braçen për zërin që është atje. Problemi i vetëm që ai ka është se ai nuk thellohet aq sa ne në këtë çështje dhe kjo bën që zgjidhjet e tij të mos jenë të duhurat, jam i bindur se ai e ka gabim kur fajëson industrinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy