Kina heq tarifat shtesë për disa mallra amerikane

Kina heq tarifat shtesë për disa mallra amerikane

Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë, të cilat ishin paracaktuar të zbatoheshin në datën 15 dhjetor, siç parashikohet nga marrëveshja tregtare midis dy vendeve që u shpall të premten e kaluar. Vendimi u konfirmua nga komiteti tarifor i Këshillit të Shtetit Kinez. Kundërmasat kineze që duhej të hynin në fuqi sot, më 15 dhjetor, kishin të bënin me mallra të ndryshme, nga misri në grurë, nga automjetet tek pjesët për makina të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tarifat e tjera kineze, të cilat tashmë janë zbatuar në mallrat amerikane do të mbeten në fuqi, thuhet në deklaratën e komisionit të botuar në faqet e internetit të departamenteve qeveritare, përfshirë Ministrinë Kineze të Financave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy