
Transporti urban në vend ndodhet në gjendje kolapsi. Si shkak i krizës ekonomike, Shoqata e Transportit Publik bën me dije se vetëm këto vitet e fundit janë larguar rreth 2000 punonjës. Ndërkohë që shoqata vijon të bërë presion me rritjen e çmimit të biletës deri në 80 lekë, pasi shpenzimet janë të papërballueshme.



