Ky është Ervis Vezi, një i ri nga Shkodra që pas 20 vitesh arriti të gjejë nënën e tij.
Ai u rrit në shtëpinë e fëmijës në Shkodër por asnjëherë nuk reshti duke kërkuar nënën e tij. Prej një viti, nëna e Ervisit ka ardhur nga Durrësi për të jetuar në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.
31-vjeçari, në ditën e të moshuarve i dërgoi një buqetë me lule nënës së tij, ndërsa tregon për MCN historinë e dhimbshme.



