Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndodhet në SPAK prej më shumë se 60 minutash, raporton gazetari Arsen Rusta.

Ajo është thirrur për të dëshmuar si person në dijeni të rrethanave të hetimit lidhur me një kallëzim të bërë në Prokurorinë e Posaçme nga eksperti i IT-së Gent Progni.

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bën me dije:

MCN është interesuar panë Prokurorisë së Posaçme. Znj. Karçanaj ka dalë, ishte pa praninë e avokatit. Është një kallëzim i bërë nga Gent Progni, i cili ka pretenduar se në një vlerë prej 500 milionë euro janë bërë tendera  për sisteme sigurie, në shkelje të ligjit.

Ka një listë të gjatë, subjektesh tregtare dhe personazh të kallëzuar nga z.Progni për ‘shpërdorim detyre’, ‘falsifikim dokumentesh’, ‘favorizim të kompanive në tendera’ dhe ‘pastrim parash’. Sipas z.Progni 500 milionë euro është prokurimi i bërë ndër vite, duke përfshirë një periudhe prej 5 vitesh. Ai pretendon se janë bërë shkelje ligjore në zëvendësimin e stafit për të përzgjedhur drejtuesit e sistemeve të sigurisë, kompanitë, mënyra si janë importuar sistemet kompjuterike, pajisjet, pa certifikata sigurie dhe kërkon që Prokuroria të bëjë një hetim.  

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy