“Denonconi One dhe Vodafone!”/ Soko: Marrëveshje kartel mes dy kompanive për çmimet, institucionet mbyllin sytë (VIDEO)

“Denonconi One dhe Vodafone!”/ Soko: Marrëveshje kartel mes dy kompanive për çmimet, institucionet mbyllin sytë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, për thirrjen e Autoritetit të Konkurrencës ndaj qytetarëve që të raportojnë çdo ankesë ndaj kompanive “Vodafone Albania” dhe “One Albania” në kuadër të një hetimi paraprak që ky autoritet ka nisur në shkurt 2025, flet për “marrëveshje kartel” mes dy kompanive për vendosjen e çmimeve. 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se kur shërbimi celular ofrohet nga pak kompani, ekziston mundësia të bien dakord,

Është e vonuar, Autoriteti i Konkurrencës ndërhyn në tregje të veçanta kur kushtet kanë përcaktuar kur 1, 2 apo pak kompani kanë dominancën. 

Kur shërbimi celular ofrohet nga pak kompani, ekziston mundësia që të bien dakord. Këto quhen “marrëveshje kartel” të cilat thonë që hajde ne të dy që jemi konkurrent mos luftojmë me njeri tjetrin, por biem dakord për çmimet dhe tarifat dhe në vend të bëjmë luftë, hajde bëhem bashkë dhe e paguajnë qytetarët. 

Marrëveshjet kartel” bëhen në tregje të tilla ku mbulohet gjithë nevoja nga pak kompani. Sot kemi duopol, ka vetëm dy kompani celulare.

 E para është caktimi i tarifave jo të drejta, vlera e tyre mund të jetë më e lartë se çdo të pranonte një treg normal konkurrencial me normat normale të fitimit. 

Në treg të deformuar nga 5 lekë kosto, fitimin e ke 100%. Këtu futet Autoriteti i Konkurrencës, është shfrytëzimi i pozitës monopol për shkak të premtimeve të bëra dhe të pambajtura. 

Autoriteti merret me faktin nëse çmimet që janë vendosur a janë racionale me kostot. Qytetarët janë të prekur te ndryshimi i çmimit të ofertave. Çmimet e paketave, gigabajt, minutat, janë rritur nga viti në viti, pa pasur një motiv ekonomik pse. 

Nuk duhet të shfrytëzosh pozitën monopol për të rritur paketat. Paketa bazë është gati 60% më e lartë. 

Për shërbimin bazë, një qytetar që nuk i ka të ardhurat e karta merr shërbimin bazë, por këtu nuk ndodh. 

Të dyja kompanitë kanë ecur progresivisht bashkë te çmimi. Këtu Autoriteti i Konkurrencës thotë si doli që jeni bashkë, që e keni çmimin njëlloj. 

Uroj mos të jetë një shantazh i radhës për të marrë ca lekë por të shkohet deri në fund, pasi aty do gjenden abuzime pafund.

Ka ecur çmimi i ofertave në mënyrë të palogjikshme, pa pasur një arsye reale, ndaj dhe ka reaguar Autoriteti i Konkurrencës. 

Bizneset shohin se kur institucionet mbyllin sytë, shfrytëzojnë momentin. Ne kemi institucionet, atyre ua kërkojmë llogarinë. 

AKEP-i është institucioni drejtpërdrejtë i lidhur dhe do të duhet të vinte në fillim, një revizion që i bën AKEP industrisë dhe më pas Autoriteti i Konkurrencës të shikonte shkaqet. 

Nëse ne e lëmë të pakontrolluar tregun, tregu nuk ka tendencë që të zhvillohet në teknologji se lekët i merr dhe kështu. 

Presioni detyron që të ruhen standardet, se kur shteti mbyll sytë thotë pse t’i mbaj unë këto standarde dhe të hedh para për inovacion kur nuk ka një presion. 

Rrjeti 5G ka mbetur në vend, se nuk kanë interes të investojnë në rrjetin 5G nëse nuk kanë një presion publik, që ta detyrosh të investoj se ndryshe i thuhet se do të hiqet licenca. 

Gjithë Call centerat në Shqipëri, bazën e të dhënave e kanë kompanitë celulare. Ruajtja e të dhënave ha një tjetër diskutim, pasi minimalisht një njeriu ia kanë numrin 150 vetë.

Ne kemi të bëjmë me një treg gati 300 milionë euro që janë të afta për të korruptuar deri në nivel të larta fare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy