
Shemsi Prençi do të jetë këshilltari i ri i presidentit për emergjencat civile. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, thuhet në njoftim.
Prençi ka drejtuar Emergjencat Civile deri në janar të vitit 2018, kur u shkarkua me vendim të ministres Olta Xhaçka.
Në daljet e tij publike, ai nuk i ka kursyer kritikat për punën e Emergjencave Civile që pas kalimit të kësaj drejtorie në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.



