Meçollari: Porto Romano pa studim fizibiliteti dhe strategji transporti, një port i vogël do ishte disavantazh për vendin

Meçollari: Porto Romano pa studim fizibiliteti dhe strategji transporti, një port i vogël do ishte disavantazh për vendin

Ish- komandat i Forcave Detare, Artur Meçollari ka kritikuar projektin për ndërtimin e portit në Porto Romano, duke deklaruar se ai është konceptuar pa studime të mirëfillta fizibiliteti, strategjike dhe gjeografike.

 

Komentet e tij erdhën në një reagim në ‘MCN Economy’, ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se projekti i Porto Romanos ka krijuar “xhelozi” dhe se përpjekjet për ta bllokuar janë të kota pasi projekti do të realizohet.

 

Meçollari tha se projekti nuk mbështetet në një plan të mirëfilltë strategjik. Sipas tij, mungon strategjia e transportit, e cila duhej të ishte miratuar që prej vitit 2015, duke krijuar kështu një boshllëk strategjik në planifikimin e infrastrukturës portuale.

 

Kryeministri thotë se është një plan strategjik, por ka projekt dhe jo plan strategjik. Nuk ka studim fizibiliteti sepse nuk ka strategji transporti, po ashtu nuk ka as studim të mirfilltë sizmik dhe s'mund të ndërtohet një port i tillë. Strategjia e sigurisë dhe transportit duhej të ishte miratuar që në vitin 2015. Pra ne jemi në kushte të një boshllëku strategjik dhe ndërtohet një port.

 

Ai shtoi se përpara se të merrej vendimi për ndërtimin e portit duhej të kryheshin studime mbi gjeografinë, kushtet hidrometeorologjike dhe më pas analiza financiare.

 

Sipas tij, Porto Romano doli si opsion pasi porti aktual i Porti i Durrësit u dha me koncesion dhe nuk mund të lirohej për funksione të tjera.

 

Meçollari theksoi gjithashtu se edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është shprehur kundër projektit, duke argumentuar se Porto Romano nuk përmbush kriteret për të qenë një port rajonal dhe një pikë hyrëse e Korridorit VIII.

 

Ai shtoi se në dokumente strategjike amerikane është përmendur ideja e ndërtimit të një porti të thellë në Adriatik në kuadër të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së.

 

Sipas Meçollarit, koncepti amerikan është për një “superport” me kapacitet të madh për anije të tonazhit të lartë, që do të konkurronte porte të mëdha rajonale si ato në Pireu apo Malta.

 

Koncepti amerikan është një port i thellë, një superport që të konkurrojë Pireun apo Maltën. Porto Romano nuk është i tillë, sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për hapësirë në tokë, por për madhësinë e anijeve që mund të hyjnë dhe kapacitetin e përpunimit të tyre.

Në fund, Meçollari theksoi se portet ndërtohen mbi strategji ekonomike afatgjata dhe paralajmëroi se një port i vogël mund të kthehet në disavantazh strategjik për vendin.

 

Një port ndërtohet për të paktën 50 vjet, prandaj kërkon studim fizibiliteti. Shqipëria, sipas projekteve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së që nga viti 2004, duhet të përpunojë mallra jo vetëm për veten, por edhe për vende të tjera të rajonit që nuk kanë dalje në det. Kjo lidhet me volumet dhe me faktin që hyrja kryesore e tyre duhet të jetë porti i Durrësit si portë e Korridorit VIII.

 

Ai shtoi se ndërtimi i një porti të madh detar do t’i jepte Shqipërisë mundësi të financojë politika rajonale dhe të rrisë ndikimin e saj në rajon.

 

Amerikanët kanë propozuar një port të hapur detar që do ta bënte Shqipërinë lidere në rajon dhe një shtet me më shumë influencë. Kur flasim për plan strategjik, duhet të përputhet me NATO-n dhe Bashkimin Europian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy