
Ish-prokurori Ervin Karanxha tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se tek dosja e “AKSHI”-t problemin më të madh e sheh tek administrata publike më shumë se tek biznesmenët.
Më tej Karanxha tha se ka rrezik që shumë të dhëna të qytetarëve të kenë rënë në dorë të gabuar.
Më shqetëson niveli i ulët i administratës shtetërore. Më shqetësojnë tenderat fiktivë që janë bërë. Më shqetëson plotësimi i faturave fiktive që të rrjepin buxhetin. Qëllimi i tyre nuk është shërbimi i qytetarëve, por grabitja. Problemin e shoh tek organi i administratës shtetërore. Do iki Agasi, do vijë një tjetër. Shteti duhet të ruajë të dhënat e veta.
Administrata publike nuk ka qenë ndonjëherë në këtë nivel.
Kemi mosfunksionim të një organizëm shumë të rëndësishëm të administratës.
Varen të dhënat e shtetasve shqiptarë. Kemi ndërhyrje në Kadastër. Kush i ka bërë këto? Duhen parë përfituesit.
Ne si qytetarë, jo si juristë na lind dyshimi, që çdo e dhënë personale edhe ato që i interesojnë grupet kriminale, duke qenë se kanë qenë pjesë e hakerimit ka rrezik që mund të kenë rënë dhe në dorë të gabuar.



