
Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet M.N, punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së Himarës është arrestuar për “Shpërdorim të detyrës”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit R. H. dhe E. Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh. B. (i shpallur në kërkim), ish punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.
Ndërkohë një 25-vjeçare e identifikuar me inicialet R.H nga Saranda është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.



