Të paktën 5 persona kanë mbetur të vdekur pas tërmetit mbi 8 ballë që goditi Meksikën. Tërmeti u regjistrua në zonën e Pijijiapan, në brigjet jugore të vendit. Pas tërmetit u regjistrua një cunami prej 70 cm.
Lëkundjet janë ndier në të gjithë Meksikën si edhe në Teksas, SHBA. Ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në Meksiko Siti që prej atij të vitit 1985, si pasojë e të cilit vdiqën mijëra njerëz.



