Analisti Aleksandër Çipa thotë se Kryeministri Edi Rama është në pozitë të vështirë në raport me elektoratin shqiptar.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se në dy ditët e fundit, Rama i mëshon një metodologjie të re të hartimit të listave dhe zhbërjes së kritereve tradicionale që ka pasur Partia Socialiste në bërjen e listave për kandidatë.
Sipas tij, kryesocialisti ka krijuar një skemë preferenciale për personat që kanë kontribuar në PS, në mënyrë selektive.
Kam parasysh mënyrën se si zgjodhi drejtuesit politik të qarqeve. Vazhdon dhe me skemën e skualifikimit të disa të tjerëve.
Nxori dhe kriterin që personat që kanë një mandat nuk mund të kenë një mandat të dytë.
Drejtuesit politikë që mund të kenë më shumë se një mandate janë në shkelje të këtij kriteri, kjo mund të krijojë diskutim të brendshëm.
Pjesa tjetër është mënyra si i delegon te listat e hapura. Partia Socialiste nuk po zhvillon një procedurë që të ketë mbështetjen e forumeve dhe strukturave partiake.
Kryetari i partisë ka të drejtën të gjenerojë një udhëheqësi të re të Partisë Socialiste në katër vitet e ardhshme.
Mënyra si po i gjeneron të rinjtë dhe skualifikon të vjetrit dhe si po ruan të vjetrit pranë tij, janë tri elementët që krijojnë të plotë anatominë që do ketë Partia Socialiste të nesërmen.
Kundërshtari politik nuk lë besimin e një përmbysjeje që mundëson rrotacionin.
Koalicioni i opozitarizmit ofroi që të futen të gjithë në koalicion, pavarësisht se çfarë përfaqësojnë, ka dhe momente groteske.



