
Sociologia Entela Binjaku në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Roskovec ku vjehrri vrau bashkëjetuesen e djalit dhe më pas dhe veten me vetëvarje.
Ajo tha se ky krim ka më shumë se dy viktima, ndërsa deklaroi se nevoja për parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë duhet të ishte bërë më shumë nga ana e institucioneve.
Mendoj se kjo ngjarje ka shumë viktima, jo vetëm dy. Në radhë të parë fëmijët e mbetur jetimë. Ka një dramë të madhe. Janë prindërit e vajzës që ju ka ikur fëmija. Kryefamiljari, pra ka shumë viktima. Ndaj duke parë këtë masë nevoja për parandalim duhet të kishte qenë dhe më e lartë, nga strukturat veçanërisht. Ata nuk ndjejnë frikë tani se s’ka kush ti parandalojë dhe ndëshkojë. Zotëria e kishte shprehur vrasjen, por zëri ka qenë brenda familjarëve.
Lidhur me ftohtësinë e treguar të kësaj ngjarje të rëndë nga bashkëshortja e autorit, Binjaku tha se ndonjëherë pandjeshmëria shkon në të tilla nivele për shkak se është goditur shumë ndjeshmëria.
Shkon ndonjëherë pandjeshmëria në nivele më të larta për shkak se është goditur shumë ndjeshmëria në nivele edhe paradoksale, por ndoshta ajo s’ka pasur çfarë të bëj tjetër ose ka qenë një mekanizëm për të kaluar këtë. Post trauma mund të jetë më e gjatë se trauma. Dhe jo vetëm në këtë rast por dhe në të tjera mendoj se, krimi ka marrë një fytyrë tjetër se kemi dhe një vetëvrasje, familjarët në çastet kur u kërkohet të prononcohen mbledhin forcën, por në ato momente ato mendje ende se kanë absorbuar çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në ato çaste ata ende janë të mpirë, por nëse do intervistoheshin pak më vonë të gjithë do kishin vuajtjen e një mungese që nuk ka më kthim pas.
Ndërsa e pyetur pse ndodhin të tilla krime tek ne, sociologia u shpreh se në vendin tonë ka natyrë gjinore. Sipas saj familja po goditet nga krimet dhe konfliktualitetet e brendshme, ndërsa shtoi se shoqëria është e rrënjosur pas tabuve.
Në vendin tonë ka natyrë gjinore, njëra palë dhunon tjetrën, zakonisht dhunohet ajo femërore. Ne diskutojmë rastet kur dhuna ka marrë forma të pakthyeshme, por e përditshmja në fakt është e pashmangshme dhe këtu e kam fjalën për dhunën emocionale, ekonomike dhe ajo fizike. Njeriu mendon se në familje është vetvetja dhe ato që s’ka mundësi tua përplasë fytyrës të tjerëve jashtë shtëpisë ua përplas atyre që ka në zemër. Prandaj krijohen dhe konfliktet e brendshme. Një tjetër gjë është dhe fakti se njerëzit janë disi të mbyllur e kanë të vështirë të flasin për ato që i bren dhe i akumulojnë. Ne nuk jemi ende në fazën e hapjes që të pranojmë gjithçka që nuk cenon dhe nuk bën dëm. Shoqëria jonë ka qenë rrënjosur në disa skema, matrica të saj dhe çdo histori që del jashtë këtyre tabuve përballet shumë fortë.



