FactCheck ka mundur të sigurojë ekskluzivisht përmbajtjen e ftesës që SPAK i ka bërë Olta Xhackës për të qenë e pranishme dhe për të dhënë deklarime.
Në bazë të nenit 312 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet paraqitja e detyrueshme në SPAK e shtetases Olta Xhaçka, për tu pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit lidhur me procedimin penal nr.305 i vitit 2020 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës", Përdorimit të Funksionit Publik për Veprimtari publike ose zgjedhore, parashikuar nga neni 248 dhe 328/a të Kodit Penal.
Po ashtu FactCheck ka mësuar se ky hetim lidhet me akuzat që ndaj znj.Xhacka ka bërë ish- vartësi i saj Xhemal Gjunkshi i cili pas uniformës ushtarake u fut në politikë si deputet i Partisë Demokratike.
Ndërsa kallëzimi penal u depozitua nga PD nëpërmjet deputetes Albana Vokshi dhe rezulton se tashmë SPAK ka një hetim për përdorimin e helikopterit gjatë fushatës së vitit 2019 në zgjedhjet e Dibrës, ku Xhaçka ishte drejtuese Qarku.
Dy ish-vartësit e saj Bardhyl Kollçaku ish-gjeneral sot deputet i PS-s dhe Artur Meçollari ish- gjeneral i forcës detare janë kallëzues të aferave me pronat e ushtrisë.
Në hyrje të SPAK Xhaçka e cilësoi praninë e saj si një ditë të mirëseardhur.
Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar.
Unë jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar luftuar e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë për tu pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim.
E mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia e shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale dhe alarmi fals që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshmeve do kthehen në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse e vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë.
Pas dy orë qëndrimi në SPAK, ministrja e Jashtme refuzoi të jap një koment.



