Të paktën 25 të vdekur e dhjetra të plagosur nga përplasja e trenit në Kajro

Të paktën 25 të vdekur e dhjetra të plagosur nga përplasja e trenit në Kajro

Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe 50 janë plagosur pas përplasjes së një treni dhe shpërthimit të zjarrit në stacionin kryesor të trenit në Kajro.

Treni e goditi një pengesë në fund të një platforme të ngarkuar në stacionin “Ramses”, i cili ndodhet në qendër të qytetit.

Përplasja e trenit e shkaktoi shpërthimin e rezervuarit të naftës së trenit, duke bërë që flakët të përhapeshin në platformën e stacionit dhe disa objekte rreth saj.

Shkaktari i zjarrit nuk dihet ende, por ministri i Transportit, Hisham Arafat, ka dhënë menjëherë dorëheqje.

Gjatë vizitës në vendin e ngjarjes, kryeministri Mustafa Madbouli u zotua se do të ndëshkohen të gjithë ata që janë treguar të papërgjegjshëm në këtë rast. “Ne do t’i gjejmë personat përgjegjës dhe ata do të japin llogari”, ka thënë ai.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe premtoi që personat e plagosur do ta marrin mbështetjen e nevojshme, shkruan BBC.

E kam parë një burrë që ndodhej në lokomotivë që thoshte se trenit nuk po i punojnë frenat. Më pas, ai kërceu nga lokomotiva”, tha Ibrahim Hussein, i cili ishte dëshmitar në vendin e ngjarjes.

Sistemi hekurudhor i Egjiptit ka nivel të ulët të sigurisë për shkak të mungesës së investimeve dhe menaxhimit të dobët.

Në gusht të vitit 2017, 43 njerëz kishin vdekur dhe më shumë se 100 ishin lënduar kur dy trena ishin përplasur mes vete afër Aleksandrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy