Trump: Të njëjtët njerëz që sulmuan Izraelin po hyjnë në SHBA

Trump: Të njëjtët njerëz që sulmuan Izraelin po hyjnë në SHBA

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që të rivendoset ndalimi i udhëtimit për myslimanët, pasi pretendon se terroristët që sulmuan Izraelin po hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Meksikës.

Trump ngjalli frikë në një tubim të fushatës në Wolfeboro, New Hampshire, duke i bërë jehonë retorikës anti-muslimane që përdori gjatë fushatës së tij të vitit 2016.

Duke diskutuar për serinë e sulmeve të nisura nga terroristët e Hamasit, Trump premtoi të “qëndronte fuqishëm me shtetin e Izraelit” dhe u prit me brohoritje ndërsa tha se kishte vendosur ndalim të rreptë udhëtimi për të mbajtur jashtë terroristët radikalë islamikë.

Ai bëri thirrje për rivendosjen e ndalimit të udhëtimit për vendet e prekura nga terrori.

Gjakderdhja dhe vrasja që pamë këtë javë nuk do të lejohet kurrë të ndodhë në tokën amerikane.

Me përjashtim të faktit që ne kemi lejuar deri më tani dhjetëra mijëra terroristë të mundshëm në vendin tonë.

Të njëjtët njerëz që sulmuan Izraelin po hyjnë në SHBA përmes kufirit jugor me Meksikën.

Gjatë fushatës së vitit 2016, Trump bëri thirrje për ndalim total të myslimanëve që hyjnë në vend.

Pasi mori detyrën në vitin 2017, ai ndaloi udhëtimin drejt SHBA për njerëzit nga shtatë vende që kanë popullsi kryesisht myslimane.

Irani, i cili ishte përfshirë në listë, ka financuar më parë Hamasin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy